Ndahet nga jeta Super Mario i vërtetë

E publikuar: 07/11/2018 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Segale, njeriu prej të cilit u krijua dhe mori emrin karakteri i heroit në video lojën Super Mario, u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare.


Segale ishte një zhvilluar i suksesshëm Italo-Amerikan.

Në 1980 ai lëshoi me qira një ambient për Nintendo America të cilët vendosën yllin e lojës së tyre ti vinin emrin e tij.


Në fillimet e veta Super Mario quhej Jumpman derisa Nintendo vendosi ti jepte karakterit një emër të vërtetë.

Segale kishte katër fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa. Seritë Mario konsiderohen si ndër video lojërat më të sukesshme të të gjitha kohërave.

Aktualisht Super Mario Odyssey është loja më e shitur në konsolën Nintendo Switch me 12 milion kopje. /PCWorld Albanian