Ndahet nga i dashuri, vajza e nervozuar ia gërvisht me çelës veturën para syve ish-partnerit (Video)

E publikuar: 05/10/2018 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E nervozuar me faktin se është ndarë nga i dashuri, një vajzë e re është filmuar duke ia gërvishtur veturën me çelës.

Videoja është filmuar gjatë natës diku në SHBA, ku shfaqet vajza duke e gërvishtur me çelës veturën e tipit Nissan, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ajo nuk mund të ndalej kur krijoheshin tinguj nga gërvishtja e veturës. Por, është interesant se si autor i videos është i ish-dashuri i saj, të cilin ajo vazhdimisht e ofendonte.

Më pas ajo largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Nuk dihet nëse ndaj saj është ngritur padi apo nëse është ftuar për intervistim nga policia amerikane. /Telegrafi/