Ndahen rrugëtimet e Instapaper dhe Pinterest

E publikuar: 18/07/2018 05:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi i njohur i ruajtjes së përmbajtjeve në internet do të distancohet nga Pinterest, dy vite pasi rrjeti social e bleu.

Në një postim në blog, ekipi i Instapaper lajmëroi themelimin e një kompanie të re, Insant Paper, ku Pinterest do të transferojë pronësinë e Instapaper brenda tre javësh.

Arsyet specifike për këtë lëvizje ngelen të paditura.

Themeluar në 2008-ën nga bashkëthemeluesi i Tumblr Marco Arment, Instapaper u ble nga New York Startup Studio Betaworks përpara se të blihej më pas nga Pinterest.

Shërbimi Instapaper ofrohet në formën një aplikacioni në iOS, Android dhe Kindle ku përdoruesit mund të ruajnë artikujt e më pas ti lexojnë edhe offline. /CIO Albanian