Navas zbulon të ardhmen e Ronaldos

E publikuar: 19/07/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Keylor Navas, portieri i Real Madridit, ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ende nuk e ka qartësuar të ardhmen, pas spekulimeve të fundit se ai dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere

Por, portieri i Real Madridit, Keylor Navas beson se ylli portugez nuk do të largohet nga Los Blancos, përcjell Express.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me Cristiano Ronaldon, por është e qartë se më i mirë në botë ka për të qëndruar në Real Madrid”, ka deklaruar Navas. /Express/