Navalny nominohet për Çmimin Nobel

E publikuar: 17/09/2020 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, njoftoi Sergei Erofeyev, profesor në Universitetin Rutgers në New Jersey.

Ai tha se Navalny ishte nominuar për çmimin nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete, por ai nuk i bëri të ditur emrat e tyre.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqe dorëzohen nga shtatori deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, dhe sipas rregullave të Akademisë suedeze, e cila e jep atë, shpallet zyrtarisht vetëm emri i fituesit, ndërsa emrat e kandidatëve 50 vjet më vonë.