Navalny del nga koma, u përgjigjet stimujve verbalë

E publikuar: 07/09/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disidenti rus Alexei Navalny ka dalë nga koma dhe po shkëputet nga ventilimi mekanik, njoftoi sot spitali “Charite” i Berlinit, ku ai po trajtohet.

“Gjendja e tij është përmirësuar. Navalny u përgjigjet stimujve verbalë”, tha spitali në një deklaratë.

“Mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, vazhdohet në deklaratë.

Navalny, një nga kritikët më të shquar të presidentit rus, Vladimir Putin, u transportua në Gjermani në një gjendje kome më 22 gusht, dy ditë pasi u sëmur gjatë një fluturimi brenda Rusisë./Atsh