NATO shpall gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve në Bruksel

E publikuar: 22/03/2016 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin e tij për sulmet e Brukselit.
Ai ka ngushëlluar familjarët e viktimave, duke shtuar se duhet luftohet më shumë për luftën kundër terrorizmit.

Kjo është deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s për sulmet e Brukselit:

“Jam thellësisht i trishtuar nga sulmet në Bruksel që ndodhën këtë mëngjes. Numri i të vdekurve është numër tragjik.

Ngushëlloj të gjithë ata që humbën familjarët dhe të dashurit e tyre, jam me popullin e Belgjikës. Duhet të rrimë të bashkuar në këto ditë të errëta për Europën.

Ky është një sulm frikacak. Nuk do ta lejojmë terrorizmit ta humbë demokracinë dhe t’i mohojë liritë tona.

NATO shpallë gjendje alarmante. Ne duhet të jemi vigjilent dhe të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s.