Natë e zhurmshme në Elbasan nga festa kuqezi

E publikuar: 30/03/2015 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijëra njerëz u derdhën në rrugët e qytetit për të festuar 3 pikëshin e vuajtur kundër Armenisë.

Suksesi i “çmendur” i Shqipërisë startoi zyrtarisht festën edhe në qytetin e Elbasanit ku menjëherë pas vërshëllimës së 3 fishtë të spanjollit Borballan, mijëra njerëz u derdhën në rrugët e qytetit për të festuar 3 pikëshin e vuajtur kundër Armenisë. Bulevardi që lidh nyjen mes stadiumit dhe “Digitalb Arena” u popullua ndoshta si asnjëherë me parë.

Qyteti u zhyt në festën kuqezi. Entuziazëm, kore mbështetëse për djemtë e De Biasit dhe thirrje kënaqësie për uraganin kuqezi. Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit pasi shumë njerëz u zhvendosën në “Digitalb Arena” që për shumë orë konkurroi edhe stadiumin për euforinë dhe mbështetjen e treguar ndaj kombëtares.

Elbasani mbylli një tjetër natë të zhurmshme, tashmë radhën e ka Franca…