Nasim Haradinaj e quan “maneken” prokurorin e Gjykatës Speciale

E publikuar: 30/10/2018 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj ka komentuar ardhjen e prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Haradinaj i cili më parë e kishte quajtur ambasadorin amerikan “Palaço”, sot e ja quajtur prokurorin Smith ‘maneken’.
Në emisionin Frontal të Televizionit 7, Nasim Haradinaj e ka quajtur udhëheqësin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ‘maneken’ që shkon e vjen, por që s’mund të bëjë asgjë, pasi Haradinaj beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së.

“Gjykata është e dështuar që nga fillimi. Ata kanë me i harxhu paret që i janë nda. Do t’i paguajnë qiratë e burxheve që i kanë marrë por do të mbesin thatë” , ka thënë tutje Haradinaj.

Ai një epitet tjetër i kishte vënë edhe ish-ambasadorit amerikan Greg Delawie, të cilin e kishte quajtur “palaço”. Haradinaj thotë se nuk pendohet asnjëherë për fjalët që i ka thënë ndaj Delawies.

“Bota do ta sheh gabimin e saj. Nuk besoj që do të lejohet një gjykim fashist”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve.