Napoli po interesohet për portierin Alban Hoxha

E publikuar: 23/07/2016 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paraqitja e Alban Hoxhës, portierit të kuq ndaj Ferencvarosit, në Budapest, në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Ligën e Kampioneve, ka tejkaluar kufijtë. Fillimisht nuk munguan shkrimet me superlativa në mediat e huaja, teksa pritja e tri penalltive si dhe ekzekutimi i një të tillë në stilin alla “panenka” u konsideruan një gjë e rrallë, mahnitëse. Por, ky moment duket se do t’i hapë rrugë të reja Hoxhës, në skuadra jashtë vendit, teksa interesimet për të janë intensifikuar tri ditët e fundit, transmeton telesport.al
Ai priti tri nga katër penalltitë e goditura nga kundërshtarët, pas 120 minutash lojë, ndërsa shënoi një “gol lugë” gjatë ekzekutimit të penalltisë së parë. Alban Hoxha te Napoli? Sikurse ka mësuar ekskluzivisht “calcioneës24.com”, Alban Hoxha është ofruar nga “Football Agents Academy”për Napolin, klub i cili mund të ketë probleme në derë pas lëndimit të Pepe Reina. Në këtë moment ka një portier të denjë për ta zëvendësuar spanjollin dhe ky mund të jetë Alban Hoxha. Nga Napoli deri tani nuk ka pasur një përgjigje, por ditët e ardhshme, pa dyshim, do të dimë më shumë rreth kësaj tratative”