Napoli ofron deri në 50 mln, Interi reziston për Icardin

E publikuar: 26/07/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka rritur presingun, Icardi po i shkel syrin, por Interi thotë sërish jo. Sulmi i ri nga Presidenti i të kaltërve De Laurentiis nuk ja ka dalë të rrëzojë murin e ngritur nga zikaltërit.

Oferta e Napolit për kapitenin e Interit është pak a shumë e njëjta, 6 milionë euro në vit përfshirë dhe 50 % të të drejtave të imazhit si dhe një klauzolë largimi prej plot 100 milionë eurosh në kontratë. Diferenca me kërkesën gjithsesi mbetet ende e konsiderueshme duke qenë se kërkesa e menaxherit është për 7 milionë euro në vit, si dhe një rritje të ndjeshme për sa i përket pjesës së të drejtave të imazhit.

Napoli përmirësoi ofertën që ju prezantua Interit për kartonin e numrit 9 të zikaltërve, nga 35 milionë euro plus dy të tjerë në formë bonusesh që kishte ofruar të dielën, De Laurentiis ka arritur të vërë në tavolinë 45 milionë euro plus 2 të tjera bonuse. 10 milionë në shumë, është dicka e konsiderueshme po të merret parasysh se oferta e dytë është bërë vetëm 24 orë më pas, por sërish mbeten pak në sytë e Interit që vazhdon ta konsiderojë Icardin një lojtar të pashitshëm për projektin e së ardhmes. kështu edhe propozimi i dytë është konsideruar i papështatshëm nga Interi që do të mudn të ulej për të diskutuar me Napolin vetëm përballë një oferte nga 70 milionë euro e sipër. Brenda pak kohësh De Laurentiis sic bëjnë të ditur mediat italiane do ta provojë sërish.