Napoli interesohet për Rashicën

E publikuar: 29/03/2016 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super talenti nga Kosova, Milot Rashica mund të paraqitet në Serie A edicionin e ardhshëm. Rashica shkëlqeu me Vitessen dhe sonte do të paraqitet për herë të parë edhe me përfaqësuesen e Shqipërisë nën urdhërat e Gianni de Biasit. Mediat italiane sot konfirmuan interesimin e Napolit për transferimin e Rashicës nga skuadra holandeze Vitesse.