Napoli ia tregon Chelseat çmimin e Koulibalyt

E publikuar: 16/10/2017 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly mbetet ndër të preferuarit e trajnerit Antonio Conte dhe tani skuadra italiane, Napoli ia kanë treguar shifrën që duhet ta paguaj për ta transferua atë.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte mbetet i etur për nënshkrimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

Chelsea u lidh me një lëvizje për Koulibaly para fillimit të këtij sezoni, por Napoli mbeti e vendosur në ngurrimin e tyre për të shitur qendërmbrojtësin senegalez.

Megjithatë, Calciomercato.com thekson se tani Napoli është gati ta lejoj largimin e qendërmbrojtësit të tyre, por vetëm për çmimin e kërkuar.

Napoli dëshiron të paguhet çmimi mes 53-62 milionë funteve apo 60-70 milionë euro për Koulibalyn.

Chelsea përfundoi verën me një shpenzim neto prej vetëm nën 90 milionë funte, pasi pati edhe shitje të theksuara.

Ndryshe, Blutë ishin skuadra e trete me shpenzimet më të lartë në Ligën Premier pas Manchester Cityt dhe Manchester United. /Telegrafi/