Napoli i pandalshëm, i fortë edhe për Milanin (Video)

E publikuar: 19/11/2017 06:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Milanit në Serie A.

Napoli dominuan duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare dhe me këtë rast duke treguar se i vetmi rezultat për të cilin luanin ishte fitorja.

Festa e Lorenzo Insignes te goli, në prapavijë shikohet edhe shqiptari Elseid Hysaj (Getty Images)

Goli i parë në takim u shënua me anë të Lorenzo Insignes në minutën e 33-të pas asistimit të bukur nga Jorginho. Italiani humbi edhe një tjetër rast për gol në minutat shtesë të pjesës së parë dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë shënoi Piotr Zielinski (73’), kjo pas asistimit nga Dries Mertnes.

Kalidou Koulibaly duke tentuar të bllokojë gjuajtjen e Susos (Getty Images)

Në minutat shtesë të ndeshjes Alessio Romagnoli shënoi një gol fantastik me volle nga jashtë zona, por ishte vonë për të marrë pikë nga ky takim.

Pas kësaj fitore Napoli vazhdon në vendin e parë me epitetin e të pamposhturit nga 13 ndeshje, ku me këtë rast ka mbledhur 35 pikë. Milani renditet në vendin e shtatë me 19 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Torinos, kurse ajo nga Napoli udhëton te Udinese. /Telegrafi/