Napoli e Juve nuk ndalen, zhgënjejnë Inter dhe Milan

E publikuar: 07/02/2016 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 24 e Serie A nuk ndryshon asgjë në luftën për titull mes Napolit dhe Juventusit. Dy skuadrat e kreut bënë detyrën duke arritur fitore me vlerë tre pikëshi edhe pse për skuadrën e Sarrit ndeshja kundër Carpit u komplikua. Kryesuesit e klaisfikimit shënuan në minutën e 69 me 11- metërshin e Higuain për të zhbllokuar takimin e luajtur në “San Paolo”. Debutuesit e Carpit arritën të thyenin sulmet vendase gjatë pjesës së parë por dalja e Boancos me karton të kuq i dha një tjetër rrjedhë ndeshjes pasi ishte “El Pipita” ai që ekzekutoi saktësisht 11 metërshin e fituar nga Koulibaly.

Goli i 24 në po kaq ndeshje për numrin 9 që konfirmohet njeriu i momentit në Serie A ku Napoli numëron 8 fitore rresht dhe 2 pikë më shumë se Juventusi ku do të udhëtojë javën e ardhshme për sfidën me aromë titulli. Bardhezinjtë nga ana e tyre bënë detyrën në Frosinone ku triumfuan 2-0 me golat e shënuar nga Cuadrado dhe Dybala në pjesën e dytë. Kampionët vuajtën shumë për të gjetur rrugën e rrjetës dhe ishte kolumbiani që 16 minuta nga fundi qetësoi skuadrën, ndërsa në të 90-ën, argjentinasi Dybala vulosi suksesin.
Në sfidën e luajtur në orën 12:30 mes Veronës dhe Interit, zikaltërit morën një tjetër goditje pasi nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3. Goli i parë i Murillos u pasua nga tre rrjeta të vendasve të cilët nuk arritën ta ruanin avantazhin duke lëshuar terren në minutat e fundit. Ishin Icardi dhe Perisic që vendosën barazpeshën në sfidën e “çmendur” të “Bentegodit” nga ku Interi del i ridimensionuar dhe në krizë rezultatesh. Në barazim u ndal edhe Milani që nuk shfrytëzoi faktorin fushë për të kaluar Udinesen. Ishin miqtë që kaluan në avantazh me Armeron në minutën e 17, ndërsa Niang syhënoi golin e fundit të sfidës në të 48-ën.

Një barazim që e mban Milanin larg zonës Champions pasi kuqezionjtë renditen në vendin e 6 me 40 pikë, 6 më pak se Fiorentina s vendit të tretë.