Napoli bllokohet në aeroport, sida me Juventusin rrezikon të mos zhvillohet

E publikuar: 03/10/2020 21:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasvendimit për ta pezulluar zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Genoas dhe Torinos, drejtuesit e Serie-A mund të detyrohen që vendimin e njëjtë ta marrin edhe për ndeshjen e madhe ndërmjet Juventusit dhe Napolit, e planifikuar të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

“Azzurët” të cilët së fundi konfirmuan infektimin e dyshes Elmas dhe Zielinski me Covid-19, arritën në aeroport kur në ora 19:45 kishin planifikuar të fluturonin drejtë Torinos, u bllokuan nga autoritetet shtetërore dhe u detyruan të riktheheshin secili nëpër shtëpitë e tyre.

E gjitha kjo situatë erdhi pasi në orët e fundit Juventusi konfirmoi se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19.

Ekziston frika se një përhapje e madhe e virusit mund të ndodh nëse lejohet zhvillimi i kësaj ndeshje dhe si pasojë të vie deri tek pezullimi i të gjithë kampionatit italian të futbollit.