Nantes e kërcënon me veprimin ligjor Cardiff Cityn për transferimin e Emiliano Salas dhe shumën e 15 milionë funteve

E publikuar: 06/02/2019 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi francez Nantes po e kërcënon me një veprim ligjor Cardiffin për paratë e transferimin të Emiliano Sala edhe pse trupi i tij ende nuk është gjetur.

Mirror Sport kupton se Nantes e ka dërguar një e-mail, ku e ka kërkuar pagesën prej 15 milionë funtesh të enjten e kaluar, duke shtuar se nëse nuk kryhet do të ketë pasoja ligjore.

Nantes po kërcënojnë me veprime të mëtejshme nëse nuk e marrin pagesën e parë- pasi pagesa është e ndarë në tri vite. Pagesa duhet të bëhet brenda dhjetë ditësh, pavarësisht se kërkimet për të vazhdojnë pasi ai figuron ende i zhdukur.

Një minutë heshtje për Emiliano Salan . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Cardiff ka pritur deri më tani që t’i kenë faktet e plota për tragjedinë me rrezikun e aeroplanit, Piper Malibu N264DB, i cili u zhdukën bashkë me Salan dhe pilotin David Ibbotson, dy javë më parë.

Hetuesit e kanë zbuluar se aeroplani gjendet në Kanalin e Anglisë me një trup brenda, por ende nuk e kanë identifikuar atë se kush është për shkak të motit të keq.

Një tifoz i Cardiff Cityt . (Photo by Warren Little/Getty Images)

Ata janë gjithashtu duke u përpjekur që të zbulojnë se kush e ka në pronësi aeroplanin, çështjet e sigurimit dhe detaje të tjera rreth fluturimit, që mund të rezultojë edhe me një pagesë nga sigurimi.

Cardiff kuptohet se është i gatshëm të përmbushë detyrimet e tyre të plota, por në anën tjetër Nantes nuk kanë bërë asgjë të paligjshme.

Presidenti i Cardiff Cityt, Ken Choo . (Photo by Matthew Horwood/Getty Images)

Klubi francez Bordeaux gjithashtu ka të drejtë mbi kartonin e lojtarit, pasi që 50 për qind iu ka takuar atyre, pasi Sala ishte pjesë  e tyre në sezonet 2012-2015 përpara se të bashkohej me Nantes.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore konfirmoi të martën se është duke u zhvilluar misioni.

“Po përpiqemi të rimarrim trupin. Nëse jemi të suksesshëm, do të shqyrtojmë mundësinë e rikuperimit të rrënojave të avionëve”.

“Kushtet e forta të baticës nënkuptojnë se ne mund të përdorim vetëm automjetin në distancë (ROV) për periudha të kufizuara çdo ditë dhe kjo do të thotë që progresi është i ngadaltë”.

Tifozat e Cardiff Cityt . (Photo by Stu Forster/Getty Images)

“Pavarësisht nga rezultatet, nuk do të bëjmë një deklaratë tjetër derisa familjet të informohen”, ka thënë zëdhënësi.

Mirror Sport e ka kontaktuar Nantesin për një koment në lidhje me rastin, por nuk ka marr përgjigje. /Telegrafi/