Nainggolan pritet të jetë në bankën rezervë ndaj Torinos, rikthehet Skriniar   

E publikuar: 20/08/2018 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan është trajnuar përsëri i vetëm sot (e hënë), por mund të jetë i aftë për tu ulur në stol kundër Torino në ndeshjen e javës së dytë, ndërsa Milan Skriniar është gati.

Reprezentuesi belg u bashkua me Nerazzurrët nga Roma këtë verë për një shifër shkëmbimi plus para e kombinuar në 38 milionë euro.

Transferimi i tij ishte një ribashkim me trajnerin italian, Luciano Spalletti, në Giuseppe Meazza, pasi më pari ishin së bashku në Olimpico.

Megjithatë, ai mori një lëndim në ndeshjet para-sezonale dhe humbi ndeshjen e parë të sezonit të ri në Serie A.

Skriniar ka stërvitur së bashku me skuadrën

Në atë ndeshje klubi nga Milano u mposht në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 1-0.

Nainggolan vazhdon të jetë i veçuar nga grupi në stërvitje

Sot (e hënë), Nainggolan është trajnuar përsëri i ndarë nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij, që do të thotë se nuk ka gjasa që ai të jetë i aftë të nisë ndeshjen kundër Torinos gjatë fundjavës.

Sipas mediumit Sky edhe pse nuk është i gatshëm për të luajtur si titullar, ai mund të jetë në dispozicion për tu ulur në stol.

Në anën tjetër, mbrojtësi Milan Skriniar bëri pjesën më të madhe të seancës stërvitore me bashkëlojtarët e tij dhe pritet të jetë gati për përballjen me Torinon. /Telegrafi/