Nainggolan largohet nga Roma, vjen Pastore

E publikuar: 19/06/2018 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse Kampionati Botëror tashmë ka filluar kjo nuk po ndalon klubet e mëdha evropiane të punojnë në tregun e transferimeve.

Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë me Radja Nainggolan, kurse Roma me Javier Pastoren.

Klubi nga kryeqyteti italian për belgun është duke kërkuar 40 milionë euro, por zikaltrit nuk mund të përballojnë më shumë se 30 milionë euro, plus dy lojtar Nicolo Zaniolo dhe Andrea Pinamonti.

Radja Nainggolan gjatë një dueli me Lucas Leivan (Foto: Getty Images)

Sipas Sky Sport Italia, belgu ka derën e hapur nga Roma, vetëm duhet që të plotësohen kërkesat e tyre.

Tashmë besohet se zyrtarë të Pastores kanë arritur në Itali dhe kanë mbajtur takime me Giallorossët.

Nuk duhet harruar se sa Nainggolan ishte pjesë e Cagliarit ai shpesh herë kishte folur për Interin duke treguar se është tifoz i tyre.

Por, një shkas shtesë nga ai që të pranojë kalimin te klubi nga Milano pasi aty është ish-trajneri i tij te Roma, Luciano Spalletti. /Telegrafi/