Naim Tërnava rizgjidhet lider i BIK’ut për të katërtën herë

E publikuar: 27/10/2018 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, në të cilin me shumicë votash rizgjodhi Naim Tërnavën myfti të saj. Nga 60 vota gjithsej, ai u zgjodh në krye të BIK’ut me 52 vota pro.
Naim Tërnava, u rizgjodh për të katërtën herë në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Për votim ishin gjithsej 60 vota, ndërsa Tërnava mori 52 vota pro.

Sipas Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës kriteret që duhet t’i plotësojë janë: të kenë mbaruar medresenë dhe arsimin universitar islam, që është në marrëdhënie pune në Bashkësinë Islame së paku 10 vjet, që gëzon autoritet e besim te myslimanët, që ka aftësi organizative, që nuk është më i ri se 40-vjet.

Myftiu i Kosovës, do të udhëheq rreth 800 xhami në Kosovë dhe ka mandat 5 vjeçar./Express/