Naim Maloku lajmërohet nga Lubjana, tregon ku është intervistuar nga Specialja

E publikuar: 18/09/2019 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai sot ka dhënë deklaratat e tija pranë zyrës së Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, aty ku po jeton tani Maloku.

Njoftimi i plotë i Malokut:

Bashkëluftëtar te mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para Drejtësisë se Shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj Gjykate ,si dhe konform Ligjeve dhe Juridiksionit Slloven.

Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në Gjykatë.

E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe Shtetin Slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë!

Lubjanë : 18.09. 2019