Naim Bazaj: Me ose pa PDK-në, unë do të jem kryetar i Drenasit (Video)

E publikuar: 03/11/2016 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati potencial nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Drenasit, Naim Bazaj ka thënë se nëse PDK nuk e nominon atë për të garuar për kryetar të kësaj komune, ai do të hyjë në garë si kandidat i pavarur.

“Nëse më kandidon PDK-ja dhe më përkrah qendra, jam i sigurt se 70 % do të marrë vota në komunën e Drenasit, por edhe nëse kandidoj si i pavarur, prapë do të marrë 50 %”, ka thënë Bazaj në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai ka thënë se qytetarët e komunës së Drenasit dhe i gjithë elektorati i PDK-së janë në mbështetjen të tij.

“5 mijë e 800 votues nga rrethi im janë zotuar që do të më përkrahin”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i bindur se PDK nuk është e interesuar ta humb elektoratin dhe ta shfuqizoj partinë.

“Unë besojë që edhe Partia Demokratike e Kosovës do të vendosë për emrin tim”, ka thënë Bazaj.

Ai në emisionin “Kontakt” ka folur edhe për punën e ish kryetarit, Nexhat Demaku.