Nagavci: Vendimin do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias, veprimet e tjera demokratike

E publikuar: 29/05/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka komentuar planet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci është deklaruar për medie pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit për mandatimin për kryeministër të Avdullah Hotit për formimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i kësaj Gjykate është politik.

“Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja ka nxjerr vendim. Ky vendim ngjan në një vendim politik dhe pas shkeljes së Kushtetueses nga presidenti”, ja thënë ajo.

Deputetja e VV-së ka theksuar se vendim është i papranueshëm, duke shtuar se vendimin do ta dërgojnë në Komisionin e Venecias.

“Për VV është një vendim i papranueshëm që e rrëzon Kushtetutën si aktin më të lartë juridik, dhe e humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të lira. Është një vendim i papranueshëm në aspektin politik dhe në aspektin e aktit më të lartë juridik”.

Lidhur me hapat që do të ndërmarr VV-ja në ditët në vijim, pas këtij vendimi Nagavci ka thënë se mbetet të shihet, por që do të jenë demokratike, raporton EO.

“Për veprimet tona do të njoftoheni në ditët në vijim. Qytetarët janë të pakënaqur dhe janë shprehur pro zgjedhjeve të lira. Pas test-pritestës tani mbetet të shihet se cilat do të jenë mjetet juridike dhe politike që të jemi pranë qytetarëve që tregojnë dëshirë për zgjedhje të lira”, ka thënë ajo.

“Do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.