Nagavci: Sot u dëshmua që PDK është në një linjë me partitë tjera

E publikuar: 08/06/2020 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë sot u shqyrtuan 21 pika të njëjta që i kishte sjellë qeveria Kurti.

Nagavci po ashtu deklaroi se u dëshmua edhe njëherë se PDK dhe partitë tjera janë në të njëjtën linjë dhe qëllimi i tyre ishte rrëzimi i qeverisë Kurti, njofton Klan Kosova

“Sot u shqyrtuan ato 21 pika të gjitha të njëjta ashtu siç i kishte sjellë qeveria Kurti me të vetmin qëllim që të jetë në shërbim të qytetarëve derisa pa asnjë arsye përmbajtjesore por vetëm për qëllime politike janë bllokuar për më shumë se dy muaj duke tentuar që të pengohet e qeverisë në detyrë dhe të pamundësohen masat lehtësuese për qytetarët, ndërmarrjet për realizimin e pakove emergjente që i kishte përcaktuar qeveria në detyrë”.

“Sot u dëshmua edhe njëherë ajo që është e qartë që PDK dhe partitë tjera ndonëse po mundohen që të paraqiten se kanë qëndrime të kundërta në fakt janë në të njëjtën linjë dhe qëllimi i tyre i vetëm ishte që ta rrëzonte qeverinë legjitime pra qeverinë Kurti me qëllim që të krijojë një qeveri jo legjitime dhe duke vepruar kështu në qëllim të grupeve klienteliste e të partive dhe jo në interesin e qytetarëve”.

Nagavci mes tjerash se Kuvendi tashmë ka humbur legjitimitetin dhe se për herë të parë do të ketë përpara një Qeveri që nuk buron nga vullneti i qytetarëve.

“Seanca u caktua për ditën e enjte dhe besoj se të gjitha këto parti që kanë bllokuar për kaq kohë punën e Kuvendit duhet të bëhen përgjegjëse dhe në anën tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm që ky Kuvend tashmë e ka humbur legjitimitetin dhe është tërësisht joparimore që të bëjmë kinse nuk ka ndodhur asgjë – kjo është tendenca e partive në pushtet që duan të tregojnë se nuk ka ndodhur asgjë por e vërteta është se ky Kuvend për herë të parë do të ketë përpara një qeveri e cila nuk buron nga vullneti i qytetarëve gjegjësisht duke përjashtuar fituesin e zgjedhjeve”, deklaroi Nagavci