Nagavci reagon ndaj Tomë Gashi: Akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet

E publikuar: 15/02/2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar në lidhje me veprimin e avokatin Tomë Gashi, i cili të premten mbrëma, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në video shihet teksa Gashi diskuton diçka më të, më pastaj ia shqelmon edhe paratë që kishte para vetes.

Nagavci ka reaguar ashpër, duke thënë se nuk është njerëzore veprimi i tillë, duke shtuar se çdokush, e sidomos ata që merren me drejtësi duhet të dijë se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është i garantuar për secilin dhe duhet të respektohet nga secili.

“Zhurma e lypsarit s’do të duhej të heshtet, ajo është zhurmë që bënë thirrje për reflektim përtej saj. Republika e Kosovës ka organet, institucionet e entet që do të duhej të merreshin me secili rast dhe atë në mënyrë shumë të ndjeshme dhe asesi një qytetar të vendos vet drejtësi, kushdo qoftë ai. Është obligim i institucioneve për të krijuar kushte e mirëqenje për qytetarët, për t’u siguruar se inspektorati kryen punën e vet, se keqbërësit marrin përgjegjësi sipas ligjit e ata në nevojë mbështeten e përkrahen”, shkruan Nagavci.

Ajo po ashtu ka thënë se pa marrë parasysh kush e bën, një veprim i tillë nuk mund të justifikohet

“Akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Dënoj çdo akt e sjellje që cënon apo denigron tjetrin, pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt ushtrohet”, shkruan Nagavci.

Postimi i plotë:

Nuk është njerëzore e as e drejtë të sillesh me përçmim dhe të ngacmosh me të varfërit dhe më të dobtit.

Çdo kush duhet ta dijë, e sidomos ata që merren me drejtësi, se respektimi i plotë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është i garantuar për secilin dhe duhet të respektohet nga secili.

Zhurma e lypsarit s’do të duhej të heshtet, ajo është zhurmë që bënë thirrje për reflektim përtej saj. Republika e Kosovës ka organet, institucionet e entet që do të duhej të merreshin me secili rast dhe atë në mënyrë shumë të ndjeshme dhe asesi një qytetar të vendos vet drejtësi, kushdo qoftë ai.

Është obligim i institucioneve për të krijuar kushte e mirëqenje për qytetarët, për t’u siguruar se inspektorati kryen punën e vet, se keqbërësit marrin përgjegjësi sipas ligjit e ata në nevojë mbështeten e përkrahen.

Akti i mbrëmshëm është i gabuar dhe nuk mund të justifikohet. Dënoj çdo akt e sjellje që cënon apo denigron tjetrin, pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt ushtrohet.

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi”,

Neni 1, Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/