Nagavci i reagon Mustafës: Mirë që edhe deklarativisht i hoqët vijat e kuqe për PDK-në

E publikuar: 26/09/2020 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për KosovaPress se tashmë kjo parti i ka hequr vijat e kuqe për PDK-në.

E kjo ka bërë që të reagojë anëtarja e Kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci, e cila përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK-ja këtë e ka bërë për zgjedhjen e presidentit, por sipas saj, ky post nuk mund të zgjidhet pa VV-në.

Ky është reagimi i saj:

Kryetari i LDK-së, zt. Mustafa paska deklaruar që për postin e Presidentit duhet të flas me LV! ose PDK-në, sepse pa njërën nga këto parti s’mund të zgjedhet Presidenti. Ndërkohë ka thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe për PDK, duke treguar se kah po shkojnë si parti. Mirë që edhe deklarativisht i kanë hequr vijat e kuqe, më e qartë për ndokënd që eventualisht akoma ka besuar në krerët e LDK-së.

E vërteta është jo pa njërën nga këto parti, por vetëm pa VETËVENDOSJE! s’mund të zgjedhet Presidenti/ Presidentja dhe këtë e dinë mirë, ashtu sikurse e dinë që me LV! s’mund të bëjnë pazare.