Nagatomo më në fund largohet nga Inter

E publikuar: 30/01/2018 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Yuto Nagatomo pritet të largohet nga Inter gjatë këtij afati kalimtar
Mbrojtësi japonez, Yuto Nagatomo pritet të largohet nga Inter pas tetë viteve, për të kaluar në Turqi te skuadra e Galatasarayt.

Nagatomo do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit me mundësi blerje.

Fillimisht Galatasaray do të paguajë 1 milionë euro për huazimin e tij dhe 6-7 milionë euro nëse vendos ta mbaj.

Japonezi me Interin ka 200 paraqitje në të gjitha garat, por këtë sezon ka startuar në vetëm nëntë ndeshje. /Express/