Nadal tërhiqet nga US Open, nga frika prej koronavirusit

E publikuar: 04/08/2020 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rafael Nadal është tërhequr nga grand slami US Open, i cili pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji, për shkak të shqetësimeve rreth pandemisë koronavirus.

Tenisti spanjoll nuk do të mundë ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar në grand slamin e fundit të vitit, transmeton Gazeta Express.

Nadal ka thënë se ka vendosur të mos marrë pjesë fare në US Open për shkak të gjendjes së rënduar pas rritjes së rasteve me Covid-19.

“Pasi kam menduar shumë, kam vendosur të mos luaj në US Open këtë vit. Gjendja është shumë e komplikuar në gjithë botën, rastet me Covid-19 po rriten, dhe duket se ne nuk e kemi nën kontroll këtë virus”, shkroi Nadal në Twitter.

Përveç Nadal, në US Openin e këtij viti nuk do të jetë as Roger Federer, i cili është operuar dhe nuk do të luajë deri në fillim të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/