Mynih, islamiku godet me thikë disa persona në stacionin e trenit duke thirrur “Allahu Akbar”

E publikuar: 10/05/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë që iu bë sot në mëngjes dhe disa të tjerë janë plagosur po me thikë nga një person i dyshuar si islamik në një stacion treni pranë Mynihut.

I dyshuari thirri “Allahu Akbar (Zoti është i madh) para se të fillonte të therte me thikë kalimtarët në qytetin Grafing, në juglindje të qytetit gjerman.

Si pasojë, nje person është në rrezik për jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, njeri rëndë, njoftoi Suddeutsche Zeitung.

Sulmi ndodhi në orën 4.50 të mëngjesit të së martës dhe i dyshuari u arrestua pak më vonë. Autoritetet bavareze kanë nisur hetimin.