Mustafi shënoi në pozicion jashtë loje, në rrjetet sociale tallen me festën e shqiptarit (Video)

E publikuar: 17/09/2017 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali barazoi me Chelsean me rezultat 0-0 në Ligën Premier.

Por, rezultati ndryshoi në minutën e 74, por vetëm për disa sekonda.

E gjitha kjo pasi Shkodran Mustafi shënoi me kokë pas asistimit të Granit Xhakës, por fatkeqësisht mbrojtësi shqiptar ishte në pozicion jashtë loje.

Goli vazhdon të komentohet për festën e madhe të ish-mbrojtësit të Valencias, ku nuk mungojnë edhe shakatë në rrjetet sociale.

Paraqitja e dyshes shqiptare në këtë takim nuk ishte në nivelet që jem mësuar t’i shikojmë. /Telegrafi/

Raportet thonë se Shkodran Mustafi është ende duke festuar golin në pozicion jashtë loje në Stamford Bridge

Dhe ata thënë se Mustafi festoi shumë herë:

Reagimi i tifozëve të Chelseat pasi që anësori ngriti flamurin: