Mustafi: Sanchez mund të luajë kudo

E publikuar: 22/06/2017 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkodran Mustafi konsideron që bashkëlojtari i tij te Arsenal, Alexis Sanchez është “një nga më të mirët në botë”, dhe ka kapacitet që të luajë për Bayern Munchen.

Gjermani shpreson që ai do të luajë bashkë me përfaqësuesin e Kilit në Arsenal edhe për stinorin e ardhshëm, por ka parë spekulimet që e dërgojnë Sanchezin tek ai.

“Ai mund të luajë në secilin ekip, madje edhe për Bayern”, tha ai.

“Alexis është një lojtar i jashtëzakonshëm, për mua, ndër më të mirët në botën e futbollit”.

“Më ka rënë të shoh pak lojtarë që janë po aq të uritur sa ai”, shtoi Mustafi.