Mustafi i dha epërsinë Arsenalit, por United shpejt barazoi

E publikuar: 06/12/2018 07:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkodran Mustafi ka shënuar golin hapës të derbit të mesjavës në Ligën Premier mes Manchester United dhe Arsenalit.

Skuadra nga Londra e Veriut gjeti golin pas një goditje nga këndi.

Torreira harkoi kur Mustafi u shkëput për të goditur topin me kokë, e që De Gea nuk arriti ta ndalte për 1-0 pas 26 minutash lojë.

United u përgjigj shumë shpejt, duke arritur që të barazonte me anë të Anthony Martial i cili realizoi pas një tollovie nga një gjuajtje e lirë.

Rezultati aktual në Old Trafford është 1-1 dhe pritet lojë intensive deri në fund të takimit.

Me fitore, Unitedi do t’i afrohej në pesë pikë Arsenalit që mban pozitën e katërt. /Telegrafi/