Mustafi: Do të më pëlqente të jem në Rusi por nuk pres të marrë ftesë

E publikuar: 11/05/2018 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew do ta ketë punën më të vështirë gjatë këtyre ditëve.

Numri një i panzerëve do ta bëjë listën e lojtarëve që do t’i marrë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Gjermanët kanë një gjeneratë të artë dhe shumë futbollist momentalisht janë në formë të lartë.

Njëri nga lojtarët që rrezikon të mos ftohet në botëror është shqiptari Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi i Arsenalit ka kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë por duket se është zgjedhja e pestë për qendrën e mbrojtjes.

Ai ka thënë për Bild se do t’i pëlqente të ishte në botëror por nuk ka shumë shpresë.

“Nuk presë shumë të marrë ftesë… Por natyrisht se do të më pëlqente të jem në Botëror”, ka deklaruar Mustafi.

Mustafi duke festuar një gol me fanellën e Gjermanisë (Photo: Getty Images)

Gjermania nuk e kishte ftuar Mustafin në dy ndeshjet testuese ndaj Spanjës dhe Brazilit.

“Loew më ka thënë se është duke më përcjellë dhe së shpejti do të vij në Londër për të më takuar”, u shpreh Mustafi.

Kujtojmë që mbrojtësi nga Gostivari kishte fituar Kupën e Botës me Gjermaninë katër vite më parë. /Telegrafi/