Mustafës i vjen keq së Kosova ka një parti si Vetëvendosja

E publikuar: 04/09/2015 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministrit Isa Mustafa i vjen keq që Kosova ka një parti si Lëvizja Vetëvendosje, siç ka thënë ai me logjikë kriminale. Këtë parti e ka krahasuar me ShIK-un.

“Jam mësu me këta të Vetëvendosjes sepse këta punojnë si SHIK në veti, si Agjencion në veti dhe konstruktojnë gjëra të tilla”, tha Mustafa, në një paraqitje televizive në 21, ku ka komentuar edhe akuzat ndaj djemve të tij.

Ish kreu i Prishtinës, ka thënë se Vetëvendosje në Prishtinë nuk ka punuar asgjë.
“Fati më i keq do të ishte që ata të kishin më shumë forcë, ata e morën Prishtinën”, tha Mustafa. “S’mund të presim asgjë kur një parti ka logjikë të policëve, logjikë të shërbimeve kriminale, logjikë të agjencioneve të fshehta. Më vjen shumë keq që kemi një subjekt të tillë”, theksoi ai.