Mustafa: Vendimi për kufizim të lëvizjes është dashur të kalojë nëpër Kuvend

E publikuar: 24/03/2020 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria nuk mund të marrë vendim për kufizim të lëvizjes së qytetarëve dhe se ky vendim është dashur të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës me 2/3 e votave.

‘’Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria’’, ka shkruar ai.

‘’Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit’’, shton Mustafa.