Mustafa uron Vitin e Ri 2017, bënë thirrje për unitet (Video)

31.12.2016 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa uron Vitin e Ri 2017, bënë thirrje për unitet (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u është drejtuar me një mesazh urimi qytetarëve të Kosovës më rastin e ndërrimit të viteve.

Në urimin e tij Mustafa ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 2016 janë shënuar disa të arritura. Ai ka përmendur  rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, anëtarësimin në UEFA e FIFA.

Mustafa ka thënë se vendi megjithatë po përballet me sfida, ku ka përmendur liberalizmin e vizave, për të cilën është shprehur se po punojnë pa pushim.

Të dashur qytetarë,

Po e përmbyllim një vit të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Së bashku e forcuam shtetin tonë, e rritëm ekonominë, e ulëm papunësinë, u anëtarësuam në UEFA dhe në FIFA, miratuam Ligjin për Trepçën, morëm Kodin Telefonik, krijuam kushte për hapjen e fabrikave, avancuam raportet me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, miratuam një buxhet rekord mbi 2 miliardë euro e shumë të arritura tjera.

Andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh mirënjohje për kontributin tuaj për shtetin, gjatë vitit 2016.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Përkundër sukseseve evidente, Republika e Kosovës po përballet me sfida.

Po punojmë pa pushim për lëvizje të lirë, për më shumë vende të punës, për arsim dhe shëndetësi më të mirë dhe për forcim të sundimit të ligjit.

Viti 2017 është një mundësi e hapur për ne, që së bashku, t’i përkushtohemi edhe më shumë zhvillimit të vendit.

Është koha t’i lemë anash kundërshtimet dhe t’i kryejmë punët që i kemi në dorën tonë.

Të nderuar qytetarë,

Këtë vit, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen Olimpike në Brazil, duke na e zbardhur fytyrën para botës.

Po ashtu, Nëna Terezë, u shenjtërua për veprat e saj madhështore në shërbim të njerëzimit.

Kosova është ende kampione e optimizmit duke pas në vete potenciale të mëdha vullneti, pune e kreativiteti.

Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit.

Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë.

 

Urime nga zemra Vitin e Ri 2017!

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për të dal në fotografi me Vuçiqin

Hoti: Nuk shkova në Bruksel nga dëshira për të dal në fotografi me Vuçiqin

Raportuesja për Kosovën në PE: Vizitova Specialen, mësova shumë rreth punës së tyre të mrekullueshme

Raportuesja për Kosovën në PE: Vizitova Specialen, mësova shumë rreth punës së tyre të mrekullueshme

Hoti për PDK-në në Qeveri: Në këtë moment s’mund të them asgjë

Hoti për PDK-në në Qeveri: Në këtë moment s’mund të them asgjë

​Ndeshje në Prishtinë, përfshihet edhe një motoçikletë

​Ndeshje në Prishtinë, përfshihet edhe një motoçikletë

Aksidentohet Fifi, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Aksidentohet Fifi, tregon gjendjen e saj shëndetësore

Kryeministri Hoti e komenton momentin kur Vuçiq e pyeti se a din serbisht

Kryeministri Hoti e komenton momentin kur Vuçiq e pyeti se a din serbisht

Daut Haradinaj: UÇK është e pastër, turpi është te shteti i Millosheviqit

Daut Haradinaj: UÇK është e pastër, turpi është te shteti i Millosheviqit

​OBSH-ja vlerëson lart angazhimin në menaxhimin me Covid-19 në Obiliq

​OBSH-ja vlerëson lart angazhimin në menaxhimin me Covid-19 në Obiliq

Zidane: Fitimi i La Ligas më i mirë se Championsi

Zidane: Fitimi i La Ligas më i mirë se Championsi

Ministri Zemaj njofton se nga Covid-19 humbi jetën miku i tij

Ministri Zemaj njofton se nga Covid-19 humbi jetën miku i tij

Flet Thaçi pas kthimit në Kosovë, falënderon qytetarët

Flet Thaçi pas kthimit në Kosovë, falënderon qytetarët

​137 raste me Covid-19 po trajtohen në Gjilan

​137 raste me Covid-19 po trajtohen në Gjilan

Aksioni i ATK-së në servisin e automjeteve

Aksioni i ATK-së në servisin e automjeteve

​Qindra raste të dyshuara me COVID-19 po trajtohen në Ferizaj

​Qindra raste të dyshuara me COVID-19 po trajtohen në Ferizaj

​45% e të rinjëve thonë se mbajnë maskë në publik

​45% e të rinjëve thonë se mbajnë maskë në publik

Thaçi mbërrin në Kosovë, ndalon në Morinë për t’i përshëndetur qytetarët që kishin dalë për të (Video)

Thaçi mbërrin në Kosovë, ndalon në Morinë për t’i përshëndetur qytetarët që kishin dalë për të (Video)