Mustafa uron Ditën e Pavarësisë së popullit amerikan, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

E publikuar: 04/07/2020 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës përcjell urimin e kryetarit të LDK-së, z. Isa Mustafa për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është urimi i tij:

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

‘Kjo ditë është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe.
Për idealet e njejta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen.
Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.

Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës.

Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”