Mustafa: Trepça nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel

E publikuar: 15/03/2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për krijimin e komisionit për Trepçën në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka thënë se ky komision do të merret me edhe me pretendimet dhe do të përfshihen në të shumë ekspert.

“Tani Trepça gjendet nën qeverisjen e AKP dhe ne do të dëshironim gjatë këtij procesi të gjejmë zgjidhjen më të duhur. Së shpejti do të kemi informacion nga AKP për pretendimet ndaj Trepçës. Ne do të bëjmë përpjekje që në këtë proces t’i kyçim të gjithë profesionistët që e njohin këtë fushë dhe qeveria me kohë do ta përfundojë ligjin për Trepçën dhe zgjidhja do të jetë në harmoni me interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Mustafa ka thënë se Trepca nuk do të shkojë assesi në Bruksel për tu negociuar.

“Trepça assesi nuk do të shkoj në Bruksel dhe ne nuk do të bisedojmë për pronën e Kosovës, është pronë e njohur me Kushtetutë”.

Mustafa ka folur edhe për plotësimin e kritereve për liberalizim vizash. Ai ka thënë se të gjitha kriteret janë plotësuar.

“Mendoj se i kemi shterur të gjitha kriteret. Kanë qenë rekomandime që kanë konsideruare se nuk janë përfunduar tërësisht. Nuk mund të flitet me terma absolut, edhe përplotësimi i kritereve është relativ. Unë mendoj se i kemi plotësuar kriteret. Mbetet çështja e kufirit me Malin e  Zi, por informatat i kemi që ky nuk do të jetë kusht, dhe unë besoj se kjo do të zgjidhet dhe do të kemi edhe një imput të fuqishëm”, ka thënë Mustafa.