Mustafa thotë se nuk i komenton fitoret individuale kur pyetet për numrin e votave që ka marrë Vjosa Osmani

E publikuar: 04/03/2021 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk i komenton fitoret individuale, kur është pyetur për numrin e votave që ka marrë Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se respekton votën e qytetarëve dhe e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. “Nuk e komentoj fitoret individuale, unë e respektoj votën e çdo qytetarit, i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë Mustafa, pas përfundimit të takimit të Kryesisë me kryetarët e degëve të LDK-së.Vjosa Osmani e cila në vitit 2019 ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në zgjedhjet e 14 shkurti të këtij viti ka dalë politikania më e votuar me mbi 300 mijë vota, si pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen.