Mustafa thotë se Kosova në Gjermani mori përkrahje në aspektin politik dhe ekonomik (Foto)

E publikuar: 27/11/2015 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në përmbyllje të vizitës në Gjermani tha se Kosova mori përkrahje politike dhe ekonomike. Kryeministri tha se pret që kosovarët të lëvizin lirshëm vitin e ardhshëm në zonën shengen pasi kjo do tu ndihmonte edhe bizneseve.

Kryeministri Mustafa tha se ka gjetur mbështetje te landet gjermane sa i përket mundësisë për investime në Kosovë.

“Kemi hasë në një atmosferë dhe mirëkuptim shumë të madh. Është me rëndësi se këto dy lande por edhe Gjermania e vlerëson se Kosova tani është orientuar në projektet e zhvillimit ekonomik që është një orientim pro-europian”, tha Mustafa për RTK’në.

Mustafa foli edhe për liberalizimin e vizave për të cilën gjë tha se pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Unë besoj që edhe në bazë të takimeve që i kemi pasë me nivelet më të larta me Kryetarin e Parlamentit Europian, me Kryetarin e Komisionit Europian, përfaqësuesen e lartë Mogherini konisideroj se fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë ai i cili do të hap mundësinë e liberalizmimit të vizave ndërkaq sigurisht gjatë vitit 2016 ne do të udhëtojmë pa viza në vendet e Bashkimit Europian”, tha Mustafa.

Kryeministri tha se për kosovarët nuk ka azil në vendet e Europës dhe se të gjithë ata që janë aktualisht duhet të riatëdhesohen.