Mustafa thotë se do ta kthejë besimin e qytetarëve

E publikuar: 01/04/2015 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft raportin për 100 ditshin e punës së ekzekutivit. Kryeministri Isa Mustafa, tha se ky raport është një punë e përbashkët dhe se kanë pasur synim që ta bëjnë një qeverisje të mirë.
Ai tha se beson që me këtë qeverisje do ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucione.
Kreu i qeverisë shtoi se kanë filluar qeverisjen në kohë aspak të këndshme dhe të rehatshme si pasojë e krizës së formimit të institucioneve, protestat e opozitës që kaluan në dhunë, fluksi i qytetarëve që lëshuan Kosovën dhe probleme tjera. /Telegrafi/