Mustafa: Thaçi ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin

E publikuar: 18/03/2019 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të kundërligjshëm dhe kundër kushtetutës, bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për institucionin e presidentit me rëndësi duhet të jetë përmbushja e bazës kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive apo pakënaqësive.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare. 

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentitme rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e paknaqësive.

Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.