Mustafa s’tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të LDK-së – thotë se Tirbunali për krimet serbe, mbulesë për dështimet politike

E publikuar: 11/05/2019 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike të shtunën mblodhi Këshillin e Përgjithshëm, e prezentë ishin edhe deputetët e kësaj partie.

Pas më shumë se 1 ore të punimeve, kryetari Isa Mustafa, bashkë me udhëheqësit e partisë, doli përballë gazetarëve, ku bëri të ditur se cilat ishin temat që i diskutuan, raporton KTV.

Mustafa u pyet nëse do të synojë një tjetër mandat në krye të LDK-së.

Përpjekjet për rrëzimin e qeverisë, sipas Mustafës, janë duke vazhduar në koordinim me dy partitë opozitare, Vetëvendosje e PSD.

Por, që të arrijnë qëllimin, opozitës do t’i duhen edhe disa prej votave nga deputetë të koalicionit qeverisës, shkaku i hezitimit që të shfrytëzohen votat e deputetëve të Listës Serbe, që e kishin rrëzuar atë nga posti i kryeministrit.

Mustafa sulmoi edhe iniciativën e kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e Tribunalit për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.

Përndryshe, në këtë takim të këshillit, anëtarët kanë trajtuar raportin e punës dhe raportin financiar, dokumente që do të trajtohen sërish në një kuvend pune, të paralajmëruar për javën tjetër.