Mustafa: S’pranojnë asnjë kusht nga Lista Srbska

E publikuar: 12/03/2015 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk është e zakonshme të publikohen vendimet e kryeministrit, ku përfshihet edhe ai për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, por publikohen vetëm vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Mustafa shtoi se nuk pranojnë asnjë kusht nga Lista Srbska për t’u kthyer në institucionet e Kosovës dhe se kushtet janë të njëjta për të gjithë, që dalin nga ligjet dhe Kushtetutë e Kosovës dhe se në marrëvshjen me Listën Srbska nuk ka specifika të veçanta.