Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

E publikuar: 03/06/2020 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën pasi është zgjedhur qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin, transmeton Klan Kosova.

“Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës! Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!”

“Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën”.

“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkencore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike”.

“Zotni Kryeministër,Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.