Mustafa: S’kemi asnjë detyrim ndaj Listës Srpska, mund ta publikojmë marrëveshjen

E publikuar: 01/05/2020 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, mirëpo, e njëjta nuk është bërë publike ende, raporton Gazeta Express.

Për këtë çështje ka pasur disa reagime drejt LDK’së që kanë kërkuar që të bëhet publikimi i marrëveshjes.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa është pyetur sot nga mediat për këtë temë.

Ai ka deklaruar se marrëveshjen mund ta publikojnë sot e se e njëjta do të jetë e njohur për opinionin. Sipas tij, s’kanë pasur asnjë detyrim ndaj tyre.

“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe do të jetë e njohur për opinionin, s’është marrë asnjë detyrim specifik për Listën Serbe ose prej tyre”, tha Mustafa.