Mustafa: Si LDK kemi pranuar ofertë të re nga LVV-ja

E publikuar: 14/01/2020 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën mbrëma ka pranuar një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Zëdhënësi i LDK-s në një deklaratë për Telegrafin tha se kjo ofertë është shumë e ngjashme me atë të javës së kaluar dhe LDK do ta shqyrtojë gjatë ditëve në vijim.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjatë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa, por pa dhënë detaje tjera. 

Ndryshe, LVV dhe LDK edhe tre muaj pas zgjedhjeve nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje.

Lideri i LDK-së, të hënën pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett tha se i takon LVV të gjejë zgjidhje.