Mustafa: Sektori privat në Kosovë, po shndërrohet në gjenerator punësimi

E publikuar: 19/04/2016 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në facebook shkruan se sektori privat i biznesit në Kosovë po shndërrohet në gjenerator të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit.

Këtë përshtypje kryeministri e ka fituar gjatë një vizite në Shtime në Zonën e Biznesit te Parku Teknologjik.

“Sektori privat i biznesit po shndërrohet në gjenerator të zhvillimit ekonomik dhe të punësimit. Aty ku më parë ishte një kodrinë e Shtimes, sot është një Park teknologjik. Fillimisht me dy biznese atraktive e në vazhdim priten edhe tetë sosh”, shkruan kryeministri.

Një kritikë të lehtë Mustafa e ka edhe për kritikët e papunësisë në Kosovë. Sipas tij, derisa ata garojnë se sa e madhe është papunësia, biznesmenët dhe njerëzit në Kosovë po punojnë.

“Deri sa bisedoj me pronarin e fabrikës për konservimin e perimeve, për eksportet e tij në Austri dhe me pronarët e frigoriferit për ruajtjen e freskëta të perimeve, më shkon mendja te ata që garojnë të tregojnë sesa e madhe është papunësia në Kosovë. Në fakt njerëzit e Kosovës po punojnë, ata gjit hnjë e më tepër po e përvetësojnë konceptin perëndimor se nuk ka punë të mirë dhe të keqe, se çdo punë është e mirë kur bëhet mirë”, shkruan në fund Mustafa.