Mustafa: Rrëzimi i murit nuk negociohet

E publikuar: 25/01/2017 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka dhënë një deklaratë për Interaktiv të KTV-së pas takimit me palën serbe në Bruksel. Ai ka thënë se takimi u përqendrua në ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me tensionimin, me provokimin nga Serbia në mënyrë të pandërprerë në Kosovë.
“Kërkuam respektim të territorit të Kosovës dhe të mos kemi provokime nga strukturat paralele të Serbisë. Kërkuam të zgjidhim çështjet përmes dialogut për të siguruar stabilitet dhe paqe që nuk sigurohet vetëm për Kosovë e Serbi, por edhe për më gjerë në rajon”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se janë marrë vesh që të përshpejtojnë gjërat duke iu referuar një afati më të shkurtër për mbyllej të dialogut, sepse nuk janë në gjendej të vazhdojnë pandërprerë.

“Do të merremi vesh në Kosovë me të gjitha palët e interesuara që të kemi dialog me përkrahje më të gjerë dhe të zgjedhim çështjet që nuk mund t’i zgjidhin në formë të tillë. Jemi të gatshëm të ulemi e të diskutojmë me të gjithë. Të kuptojmë cila është mënyra më e mirë e përfaqësimit edhe e opozitës edhe e shoqërisë civile, sepse në dialog nuk është etëm një subjekt, por të gjithë ata që kanë marrë votën ep popullit”.

Duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje më të mirë që të kemi proces më të përkrahur dhe më të suksesshëm sigurisht.

“Ishte zotim që të ketë përmbajtje nga pala serbe nga fjalori e retorika e cila ngjall urrejtje e destabilizim të situatës në rajon. Mendoj se kjo do të ndodhë, ndërsa sa i përket murit kemi bërë të qartë nëse nuk rrëzohet murri nga ata që e kanë bërë ne do ta rrëzimë atë. Nuk ka asnjë negociatë tjetër për këtë”, ka treguar Mustafa.