Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

30.03.2020 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mustafa reagon pas deklaratës së Bahtirit dhe Bushatit: Ku e keni përgjegjësinë ndaj vendit, kombit e familjeve

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe analistit nga Tirana, Andi Bushati.

‘’Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?’’, ka thënë Mustafa.

‘’Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.’’

‘’Për kënd destinohen të gjitha këto?! Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët! Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit. Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës’’

Mustafa drejton gishtin edhe nga këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti. Ai i akuzon ata se po duan të sjellin trazira në vend.

‘’Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz. Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta.’’, thotë Mustafa.

‘’Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin! Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani. Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.’, shton Mustafa.

‘’Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç“zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike. Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çereku tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë. Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marrë më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut.’’, thotë tutje Mustafa duke përmendur zgjedhjet e 6 tetorit. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Von Cramon pas deklaratës së Borrellit: Shkëmbimet territoriale në Evropë janë të rrezikshme

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Sot 87 persona të shëruar dhe vetëm një i infektuar me koronavirus

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Vjosa Osmani: Për ndryshim të kufijve! Kosova është projekt i paprekshëm

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

Ish/këshilltari thotë se u sakrifikua nga Kurti

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

3.520 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Pas 150 vjetëve shfaqet ariu në një park natyror në Spanjë

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Reagon Thaçi : Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për çështjen e mandatarit

Bartja e maskave të reja

Bartja e maskave të reja

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19?

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Regjistrohet numri më i ulët me koronavirus në dy muaj e fundit në Itali

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Midis 867 rasteve të reja të konfirmuara mw koronavirus, 73% (631) janë profesionistë të shëndetësisë në vend, Spanjë

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Menaxhone prindërimin si prind i vetëm

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

Sekretari i OECD, i thotë Kurtit se është i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës pas pandemisë

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

50 fanellat më të bukura në histori të futbollit

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Në Gjevgjeli marrin nga 1.000 euro gjobë personat që luanin valle

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia

Deputeti i PDK’së: Ka manipuluar me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus, Arben Vitia